Description
Xhup i zi me shtresë të brendshme Brandit M65 është një model xhupi i cili i reziston kohës dhe është i njohur nga shumë gjenerata ndërkohë që është në përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe dizajnit. Materiali është i përbërë nga 65% poliester dhe 35% pambuk ndërkohë që dhe mbushja është gjithashtu poliester. Fibrat artificiale i japin forcë xhupit, kështu që nuk është e pazakontë që blerësit të na tregojnë që e kanë veshur xhupin për 10-15 vjet. Xhupi u reziston kushteve të ndryshme të motit të tilla si shiu, bora, era dhe ju mbron nga ato. Dizajni i xhupit është shumë specifik dhe i njohur dhe posedon cilësitë si më poshtë:
• Xhepa shumë funksional me kapacitet të madh dhe ju mund lehtësisht të mbani çdo gjë të nevojshme me vete.
• Shirita te shpatullat të cilat japin dizajn specifik estetik janë shenjë dalluese e xhupit.
• Xhupi ka edhe kapuç i cili, sipas nevojës mund të nxirret nga jaka ku është i mbledhur, gjë qe ju jep mundësi mbrojtjeje të shpejtë nga shiu.
• Shtresa e brendshme prej poliesteri të cilën mund të hiqni dhe të vishni pjesët të ndara në varësi të motit dhe dëshirave tuaja.
Brandit është firmë Gjermane e pozicionuar në Keln dhe është e njohur për cilësinë e mallrave të tyre, që është e kuptueshme, pasi tiparet e para të produkteve gjermane janë cilësia, siguria, qendrueshmëria, etj. Modeli i xhupit i përgjigjet të gjitha stileve të modës. Kështu mund ta vishni në variantin casual si dhe në kushtet serioze. Dikur xhupi M65 ishte e lidhur vecanërisht me ushtrinë dhe në mënyrën e tillë të veshjes. Tani përdoret gjithnjë e më shumë në mënyrën civile. Ua rekomandojmë të gjithëve pasi nuk dyshojmë që do jetë shoqëruesi më i mirë dhe asnjëherë nuk do vjetërsohet.
Reviews
There are no reviews yet.